Një 37-vjeçar është arrestuar sot në kryeqytet, pasi akuzohet se është pjesë e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike.
I arrestuari është Spartak Alushi.
Policia e Tiranës konfirmoi aksionin dhe bëri me dije se gjatë arrestimit në flagrancë dhe kontrollit të të dyshuarit, u gjetën doza lëndësh narkotike kokainë dhe heroinë, që u sekuestruan si prova materiale.
Operacioni u kodua “Flash”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forca e Posaçme “Shqiponja”, ndërsa arrestimi u krye në zonën e njohur si “Rruga e Dibrës”.
“Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari siguronte lëndët narkotike dhe i shpërndante në doza të vogla, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në këtë aks rrugor”, thanë burime zyrtare.





