Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Itali pasi kryente tregti kokaine në zonat pranë qendrave tregtare.
Sipas mediave italiane, shqiptari u vu në pranga pranë qendrës tregtare “LE BEFANE”, në Rimini, ku shkonte shpesh me makinën e tij.
Blerësi, një shtetas italian, u ndalua nga oficerët e policisë. Ky i fundit, konfirmoi se e kishte blerë dozën nga shqiptari, duke treguar se e njëjta gjë kishte ndodhur çdo javë për afërsisht dy vjet.
Në banesën e 30-vjeçarit shqiptar, policia gjeti 13 doza kokainë me peshë 10 gramë dhe 4,600 euro, që u sekuestruan në cilësinë e provës meteriale.
Shqiptari u procedua me gjykim të shkurtuar pasi pranoi fajësinë dhe u dënua në kohë rekord me 8 muaj burgim nga gjykata, por dënimi iu kthye me kusht, gjobë prej 2000 eurosh dhe një konfiskim prej 4000 eurosh.





