Zbulohet një subjekt në lagjen “10 korriku” në Berat, që shiste pa kuponë tarimor, edhe online, ora dore të kontrabanduara, imitime të markave të ndryshme.

Procedohet penalisht pronari i subjektit. Sekuestrohen 191 ora dore.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 39 vjeç.

Nga kontrolli në subjektin e tij, u gjetën 191 ora dore, imitime të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe online. Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për mallrat dhe as nuk lëshonte kuponë tatimor kur i shiste.

Kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike, vijojnë.