10 gusht 2014 – Firma private përmbarimore “ Strati Bailiffs “ ka nxjerrë në ankand 4 avionë të kompanisë “ Albanian Airliness “. Këta avionë janë nxjerrë në shitje, sepse kompania i kishte vënë si kolateral për të marrë një kredi në një bankë të nivelit të dytë. Pronari i aksioneve të “ Albanian Airliness “ Ali Evsen, shtetas turk me kontakte speciael në Azerbaixhan dhe në Egjiptin e para “ Pranverës arabe “, në gusht të vitit 2011 pati problem me drejtësinë spanjolle. Ai madje për një kohë të shkurtër edhe u burgos në Spanjë i akuzuar për pastrim parash në favor të “ Faraonit “, diktatorit egjyptian Hosni Mubarak. Nga burgu spanjoll ai u lirua vetëm pasi la peng garanci pasurore me vlerë 5 milion euro për llogari të Gjykatës së Madridit. Prokuroria shqiptare në vitin 2011 hapi një hetim ndaj shtetasit Ali Evsen, por ndërhyrja politike e njerëzve të afërt të kryeministrit të atëhershëm Berisha , bëri që hetimi i prokurorisë të përfundonte në hic. Vetë prokuroria hoqi sekuestron ndaj llogarive bankare të Ali Evsenit. Gjatë periudhës së viteve 2005-2010 punonjës të Albanian Airliness kanë pasur problem me trafikun e drogës. Në të paktën një rast një punonjës i kësaj kompanie u gjet i vrarë në makinën e firmës. Kurrë nuk u zbardh kjo vrasje. Ende sot nuk dihen autorët, që kryen vrasjejen.
Avionët e nxjerrë në ankand gjenden në Aeroportin “ Nënë Tereza “ të Rinasit. Këta avionë janë:
Avioni prodhim i British Aerospace BAe me nr. serie E 3197 mekapacitet deri 179 pasagjerë dhe me vlerë fillestare ankandi prej 307 200 $
Avion prodhim i British Aeropspace BAe me nr. serie E 2054 me kapacitet deri 164
pasagjerë dhe me vlerë fillestare ankandi prej 281 600 $
Avion prodhim i British Aerospace me nr. serie E 1085 me kapacitet deri 149 pasagjerë dhe me vlerë fillestare ankandi 32 000 $
Avion prodhim i British Aerospace me nr. serieE 3203me kapacitet deri 179 pasagjerë dhe me vlerë fillestare ankandi 294 400 $.
Të katër avionët janë nxjerrë në shitje për një vlerë totale prej 915 200 $. Nuk jepet emri i bankës kreditore, që ka nxjerrë në shitje kolateralin. Interesant është fakti se pse oficerët e kredisë të kësaj banke kanë pranuar për kolateral këta avionë në vend të pasurive të patundshme sic është praktika më e mirë bankare e sigurimit të kolateralit për një kredi të dhënë një klienti të bankës. Njoftimet në faqe interneti, në mediat online dhe në ato print janë në gjuhën shqipe d.m.th. i drejtohen blerësve potencialë kryesisht shqiptarë. Mbetet për tu parë nëse do ketë pjesëmarrës në këtë ankand, që zhvillohet në 21 gusht 2014 si edhe se cilët mund të jenë ata shqiptarë, që blejnë avionë tregëtarë me kapacitet maksimal deri 179 pasagjerë për avion.
(fotot janë të avionëve të nxjerrë në ankand)
http://www.airpics.gr/airline/Albanian_Airlines
http://www.stratibailiff.com/
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





