Ka zgjatur vetëm 4 orë shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki.
Të nxjerra në treg në biletarinë online rreth orës 21 të mbrëmjes së të premtes, faqja e kompanisë që merret me shitjen e tyre, ka patur një fluks të jashtëzakonshëm.
Shqiptarë nga e gjithë Europa kanë hyrë për të blerë bileta për këtë ndeshje të Kombëtares.
Numërohet se në total 264 mijë llogari janë “loguar” në faqe për të blerë bileta.
Kjo ka bërë që tifozët të hasnin problematika të ndryshme. Edhe duke qenë në radhë online, shumë pranë momentit për të blerë bileta, për shkak të ngarkesës së sistemit, pozicioni i tyre në renditje ka ndryshuar shpeshherë.
Në FSHF thonë që biletat e stadiumit janë shitur të gjitha, ndërsa burime të tjera të Tv Klan bëjnë me dije se mbrëmjen e së premtes janë shitur 9000 bileta.