Policia e Bolonjës ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen për favorizim të shfrytëzimit të prostitucionit me anë të dhunës e kërcënimit.
Dy shqiptarët e identifikuar me inicialet A.D. 45 vjeç dhe U.U. 35 vjeç, ranë në pranga pas një hetimi që ka nisur më tetor të 2015-s. Shkak për zbulimin e këtij grupi kriminal, u bë një prostitute rumune 20 vjeçe, me shenja të dukshme dhune në trup, të cilën e ndihmoi një patrullë policie.
Pas denoncimit të saj, policia italiane mundi të identifikojë shfrytëzuesit e saj dhe gjithashtu nga hetimet u zbulua se dy shtetasit shqiptarë ia kanë shitur 20-vjeçaren rumune një shtetasi të moshuar austriak me shumën 30 mijë euro, me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë në Austri.