1dhjetor 2015 – Sali Gjokpali, 70 vjeç, nga fshati Petresh i Elbasanit u gjet i vdekur sot, në periferi të Librazhdit. Familjarët prej mëngjesit nuk ishin arritur të komunikonin me të, deri në mbrëmje, kur u gjet trupi i tij i pajetë.
Ai njihej si shitës ambulant i duhanit. Shokët e tij të punës e kishin parë të largohej, por nuk ishte kthyer më në vendin e shitjes. Policia tha se nuk kishte shenja dhune nga këqyrja e parë e trupit, por hetimet po vazhdojnë deri në përcaktimin e shkakut të vdekjes.
/portali DurrësLajm/