Ishulli grek ku Aristotle Onassis u martua me Jackie Kennedy është shitur nga trashëgimtarja e vetme e mbetur gjallë për 100 milionë paund.
Athina Onassis Roussel, mbesa e manjatit të anijeve greke tha se ka rënë dakord për t'i shitur ishullin Skorpios në detin Jon një miliarderi rus.
Sipas medias greke, identiteti i biznesmenit nuk bëhet i ditur.
Ishulli në brigjet perëndimore të Greqisë ishte blerë nga Onassis në vitin 1962.
Në atë kohë ka kushtuar vetëm 3.5 milionë dhrahmi (ish leku grek), e barabartë me 10 mijë paund sot.
Gjashtë vjet më vonë ai bëri në ishull dasmën e tij me Jachueline Kennedy, e veja e presidentit të ndjerë amerikan John Kennedy i cili u vra në 1963.
Psa vdekjes së tij ishulli Skorpio i kaloj të bijës, Christina, e cila gjithashtu vdiq e re nga një atak në zemër në moshën 37-vjeçare në vitin 1988, dhe më pas ishulli u trashëgua nga Athinaja.





