16 nëntor 2015 – Deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar, i njohur ndryshe si deputeti kaubojs Eduart Ndocaj, ashtu siç dhe u zotua në emisionin “Zonë e Lirë” se do ta nxirrte në shitje kapelën e tij, pikërisht atë që i dha dhe epitetin e njohur, dhe të ardhurat do të shkonin në ndihmë të vogëlushit Kristi Maze, i cili është i sëmurë dhe kërkon një transplant mëlçie, ka konfirmuar se kapela është shitur.
Ndocaj është solidarizuar me 10-vjeçarin dhe bën thirrje në “Facebook” që kolegët e tij deputetë të lënë rrogën e një muaji dhe t’ia dhurojnë atë Kristit për transplantin e mëlçisë që është tepër i kushtueshëm. Sipas Ndocajt, nuk bëhet nami nëse deputetët e lënë rrogën një herë për një kauzë madhore, pasi kanë 20 vjet që marrin nga populli.
/portali DurresLajm/