Telefoni që i përkiste Adolf Hitlerit u shit në ankand për çmimin 243 mijë dollarë, nga një person anonim, shkruan USA Today.
Telefoni Siemens, që kishte emrin e Hitlerit është “arma më shkatërruese e të gjitha kohërave, e cila çoi miliona njerëz drejt vdekjes”, sipas një katalogu përshkrimi nga Alexander Historical Auctions në Merilend.
Objekti iu dha si dhuratë oficerit britanik Sir Ralph Rayner, i cili ia la të birit Ranulf Rayner pas vdekjes, sipas një deklarate të katalogut të shtëpisë së ankandit.
“Babai im nuk e pa si një relike të ditëve të lavdishme të Hitlerit, por një mbetje e disfatës së tij, një farë trofeje lufte. Ai nuk e mendoi kurrë se do të bëhej një artifakt i rëndësishëm”, ka thënë ai.





