Një i krishterë është fshikulluar publikisht me kamxhik të premten për shitjen e alkoolit, që konsiderohet shkelje e ligjit islam.
Jono Simbolon nga Indonezia, pësoi dhimbje të tmerrshme teksa një oficer fetar i maskuar e goditi në shpinë me një shkop, në një skenë të improvizuar jashtë një xhamie në kryeqytetin Banda Aceh.
Atij i thanë se kishte shkelur ligjin e njohur në nivel lokal si Kanun. Për këtë ai u dënua me 36 fshikullime duke shmangur një dëmin të gjatë në burg.
Simboloni është i treti i krishterë që vuan një veprim të tillë që kur filloi zbatimi i ligjit islam dhe iu dha një autonomi e veçantë në 2001.