Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, për dyshime të forta në lidhje me shpërdorim detyre në cilësinë e noteres.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””,- bën të ditur policia.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për hetime të mëtejshme mbi këtë rast që ngre dyshime për mashtrim në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Operacioni “Apartamentet” është pjesë e një aksioni më të gjerë të autoriteteve për goditjen e korrupsionit dhe abuzimeve në sistemin e shit-blerjes së pronave në kryeqytet.





