ZAGREB, 10 mars 2013 – Ministria e Mbrojtjes e Republikës Srpska dhe ajo e Federatës Myslimane-Kroate në Bosnjë e Hercegovinë u kanë shitur disa firmave në Kroaci dhe Sarajevë armë dhe municione me çmime shumë të ulëta.
Shuma e përgjithshme e pesë kontratave të lidhura për shitje armësh është rreth 7 milionë dollarë. Para pak kohe çmimi u ndryshua me anekse pranë kontratave, por përsëri mbeti i ulët.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës Srpska dhe ajo e Federatës Myslimane-Kroate u mbyllën në vitin 2006, kurse funksionet e tyre u morën nga Ministria e Mbrojtjes e Bosnjë-Hercegovinës.
Ministritë, të cilat tashmë nuk ekzistojnë, kanë lidhur kontrata me firmat gjatë vitit 2003 dhe 2004, por arma ende nuk është furnizuar dhe blerësit ngulin këmbë për zbatimin e kontratave.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/