Filmi “Taylor Swift: The Eras Tour ” vendos një rekord për shitjet e biletave vetëm disa ditë para premierës së tij në kinema.

Sipas distributorit të saj zyrtar, AMC Theaters, shitjet paraprake në mbarë botën, një javë para daljes së shumëpritur, kanë kaluar 100 milionë dollarë.

Kërkesa e audiencës “ka qenë e pabesueshme” në SHBA, tha AMC, “nga qytetet më të mëdha tek më të voglat”.

Filmi 168-minutësh, i drejtuar nga Sam Wentz, do t’i çojë shikuesit në një udhëtim nëpër koncertet e Taylor Swift në stadiumin SoFi në Kaliforni.

Siç raporton Deadline, filmi i shumëpritur i koncertit ka shkatërruar të gjitha pritjet për shitjen e biletave që nga shpallja e tij më 31 gusht. Vihet re se ajo vendosi një rekord shitjesh njëditore për AMC-në brenda vetëm tre orëve nga transmetimi live me biletat e para-shitjes, duke sjellë një total prej 26 milionë dollarësh në arkë, duke tejkaluar rekordin që mban filmi “Spider-Man: No. Way Home” me 16.9 milionë dollarë.

12-herë fitueses së Grammy-t i është dhënë një licencë e përkohshme nga SAG-AFTRA për të promovuar ndalesën e saj të radhës në ‘Eras’ Tour’ në Buenos Aires, Argjentinë më 9 nëntor.

Filmi “Taylor Swift: The Eras Tour” do të ketë premierë më 13 tetor – që është edhe numri me fat i yllit të popit – dhe do të shfaqet në 8500 kinema në 100 vende.