Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër-arreste pas një skeme për mallrat kontrabandë që shiten online.
Mësohet se urdhër-arrestet e lëshuara janë pjesë e aksionit “Fast Delivery” kur në Nëntor 2021 sekuestruan mallra me vlerë 1 milion Euro. Deri tani janë ekzekutuar nga policia një pjesë e urdhër-arresteve.
Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, me përfshirjen edhe të Tatimeve e Doganave.
Bëhet fjalë për kozmetikë, veshje etj, që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe më pas shiteshin online duke shmangur faturat tatimore.





