Vranësira dhe shira të dobëta dominojnë të gjithë territorin por shira mesatare priten në Veri dhe Qendër, ndërsa dëbora kufizohet në ekstremet Veri-Verilindje. Pasditja do të mbetet në kushtet e vranësirave dhe rrebesheve të shkurtra të shiut deri në orët e vona të natës, kur moti përmirësohet në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten me 9-10°C në mëngjes, rritja vijon me 4°C edhe në mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga -2 në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë paradite, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor, ndërsa dallgët mbetet 5 ballë deri në mbrëmje.