Reshjet e dendura të shiut që nuk kanë reshtur këtë të shtunë, kanë rikthyer problemin e përmbytjes së rrugëve në Durrës.

Pamjet që sjell “DurrësLajm” nga lagjja nr.18 afër stadiumit, dëshmojnë se uji ka arritur në disa centimetra, ndërkohë që automjetet e kanë të vështirë të qarkullojnë. Uji arrin deri në nivelin e trotuarit dhe situata paraqitet edhe më e rëndë për kalimtarët.

Gjithë ditën e sotme, ashtu siç ishte parashikuar, Durrësi është pushtuar nga moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ere, që do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së nesërme dhe të hënës.