Reshjet e dendura të shiut të regjistruara në orët e para të së premtes duket se kanë trembur një pjesë të pushuesve në plazhin e madh në Durrës.
Siç duket qartë në videon që po publikojmë, një pjesë e konsiderueshme e çadrave janë të mbyllura, ndërsa në shezlonge nuk ka plazhistë. Megjithëse data shënon 22 gusht, plazhi mëngjesin e sotëm i përngjet ditëve të para të shtatorit, kur pushuesit kanë ikur dhe pushimet verore kanë përfunduar.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan edhe përmbytjen disa minutëshe të rrugës “Taulantia” mëngjesin e sotëm.





