Specialistët për krimet në komisariatin e policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Mark Doda 27 vjeç, banues në Mirditë.
Më datë 02.08.2017, rreth orës 01:00, në fshatin Luz duke drejtuar mjetin tip Volksvagen është përplasur me mjetin tip Ford me drejtues shtetasin A.K.33 vjeç, banues në Kosovë.
Për pasojë është aksidentuar shtetasi Mark Doda dhe pasagjerët në mjetin e tj, shtetasit Z.N. 22 vjeç, banues në Tiranë, A. L. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E.L. 33 vjeç banues në Kurbin, si dhe drejtuesi i mjetit tip Ford, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Doda, pasi ka ndodhur aksidenti, është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe kapur nga efektivet e policisë.





