Një 57-vjeçar, punonjës në burgun e Peqinit, është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike.

Nga aksidenti është dëmtuar vetë 57-vjeçari, me inicialet S.S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.