Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e djeshëm në aksin rrugor Arapaj-Plepa në Durrës, ku humbi jetën një 23-vjeçari, Gerald Hysaj.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi Ermal Kadriu, 23-vjeç, i cili dyshohet se ishte i pajisur me patentë të falsifikuar. Ndërkohë efektivët e policisë kanë gjetur në makinën e tij edhe një sasi kanabisi.

“E. K., 23 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi G. H. Gjatë verifikimi të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.”, thotë policia.

Gjithashtu janë arrestuar dhe dy shtetas të tjerë për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga shtetasit:

D. K., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;

E. K., 23 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi G. H. Gjatë verifikimi të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

F. L., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.