Mesfushori i Brazilit, Fernandinjo, është kërcënuar me vdekje nga disa tifozë të 5-herë kampionëve të Botës, pasi vendi i tyre u eliminua nga Kupa e Botës.

Lojtarin që aktivizohet tek Mançester Siti, tifozët e quajnë fajtor prej autogolit të shkaktuar në çerekfinalen ndaj Belgjikës. Siç raportojnë mediat vendase braziliane, rrjetet sociale të 33-vjeçarit janë bombarduar me mesazhe raciste apo fyese.

Pas ndeshjes, disa tifozë të acaruar e kanë etiketuar edhe me fjalën “majmun” . Ndërkohë, nuk kanë munguar as kërcënimet me vdekje prej performancës së tij të dobët.

Gjithashtu, dhe nëna e tij është detyruar të mbyllë faqen e saj në Instagram, pas shumë fyerjeve nga ana e tifozëve.