Tërheqja e papritur e Kejsi Tolës dhe Samanta Karavellas nga gara e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shkaktoi goxha polemika.

Të dyja artistet ishin pjesë e listës së Festivalit por u tërhoqën në të njëjtën kohë nga gara, duke i lënë shqiptarët me pyetjen se çfarë ndodhi dhe cila ishte arsyeja e largimit të tyre.

Kësaj pyetjeje për Samantën i është përgjigjur së fundmi menaxheri i saj, Arian Demolli. I ftuar në “Top Albania Radio”, ai tha:

“Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.”

Dy artistet janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet me këngën ‘Edhe një herë’ dhe Irma Lepuri me këngën ‘Më prit’.

Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor kur publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special kurse juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet e tjera.

Ndërkohë, lista e artistëve është:

Stivi Ushe – Askush si ty

Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë

Eldis Arnjeti – Një kujtim

Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty

Jehona Ponari – Evol

Besa Krasniqi – Esenciale

Elsa Lila – Mars

Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj

Jasmina Hako – Ti

Jehona Ponari – Evol

Olimpia Smajlaj – Asaj

Sergio Hajdini – Uragan

Tri Gjoci – Në ëndërr

Martina Serreqi – Vetëm ty

Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale

Festina Mejzini – Melos

Mal Retkoceri – Çmendur

Michela Paluca – Për veten

Santino De Bartolo – Dua të rri me ty

Kleansa Susaj – Pikturë

Kastro Zizo – 2073

Andi Tanko – Herë pas here

Anduel Kovaci – Nan’

Arsi Bako – Zgjohu

Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi

Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne

Olsi Ballta – Unë

Troy Band – Horizonti i ëndrrave

Luan Durmishi – Përsëritja

Sardi Struga – Boshatisur

Peter Pan Quartet – Edhe një herë

Irma Lepuri – Më prit