Itali, 16 prill 2014 – Visar Deda, 22 vjeç u dënua nga Gjykata e Peruxhias me 14 vite burg për vrasje me dashje. Në 31 janar 2013, Visari dhe një shoku i tij po shqiptar, 28 vjeçar, ndërsa po përpiqeshin t’i shpëtonin ndjekjes së makinave të policisë italiane sepse kishin kryer një vjedhje, u përplasën me Maria Elena Petruciolin, 25 vjeç. Maria (ne foto) mbeti e vdekur si edhe shqiptari 28 vjeçar, që ishte “pasagjer” në makinën e vjedhur. Visari u kap i plagosur nga karabinierët, ndërkohë që tashmë drejtësia italiane dha dhe verdiktin e saj për veprat penale për të cilat akuzohej i riu shqiptar.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





