Telefonat celularë kanë transformuar mënyrën sesi ne komunikojmë, punojmë dhe jetojmë. Përdorimi i tyre ka lehtësuar jetën tonë, por në të njëjtën kohë shkaktojnë shumë shqetësime. Përpara se përdorimi i telefonit të bëhej kaq masiv, njërëzit nuk vuanin kaq shumë nga dhimbja e qafës, shpinës apo kokës.
Por përveç këtyre, përdorimi i përditshëm i celularit mund të shkaktojë shqetësime edhe më serioze. Prej kohësh është ngritur si problematik fakti se telefonat celular shpërndajnë valë radioaktive, të cilat të ekspozuara ndaj disa lloje rrezatimesh, mund të rrisin rrezikun për kancer në kokë.
Por a ka evidenca shkencore që i vërtetojnë këto hipoteza? Rezultatet e studimeve të kryera për këtë problematikë janë konfliktuale dhe kontradiktore. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të vërtetojë se përdorimi i celularit shkakton kancer në tru. Gjithsesi, në qoftë se ky fakt ju shqetëson, përpiquni ta mbani celularin sa më larg nga koka juaj. Përdorni më tepër mesazhet për të komunikuar dhe mos e mbani asnjëherë poshtë jastikut apo afër kokës celularin kur flini.