Tre drejtues mjetesh janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur të dehur, teksa dy prej tyre kanë shkaktuar dhe aksidente.
Kështu, Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
- M. B., 32 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen;
2. D. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale;
3. B. T., 32 vjeç, banues në Sukth, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti.