Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka dënuar maksimalisht tifozët që shkaktuan akte dhune në megaderbin e futbollit shqiptar Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 15 të Superiores

14 tifozë nuk do të lejohen të futen më në asnjë stadium të Shqipërisë për një periudhë të pakufizuar kohe njofton FSHF.

“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen KF Tirana – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.12.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

·       Denis Ahmeti

·       Renis Maçi

·       Qemal Cano

·       Endri Mesiti

·       Juxhin Seferi

·       Mishel Burreli

·       Redi Sinan

·       Erinol Dushaj

·       Grejsi Sorra

·       Lorjan Beqo

·       Elvis Qatia

·       Herald Huqi

·       Donald Ismaili

·       Armand Shëngjergji

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi do t`i përcillet Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.