Policia e Durrësit ka reaguar pas arrestimit të pesë personave në Durrës, të akuzuar për evazion fiskal.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Skema” është bërë i mundur ekzekutimi i 10 urdhërave të prokurorisë, nga të cilat janë shtatë persona të dënuar me burg dhe tre të tjerë janë dënuar me detyrim paraqitje.

Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve: Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë, Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë, Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë dhe Ben Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona  të tjerë.

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive  me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që  kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera,  të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga  aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TVSH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore  shuma të mëdha  duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth  6 milion Euro.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik ne Policinë e Shtetit, Seksionet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi proaktiv disa mujore, më datë 09.11.2021, finalizoi me sukses Operacionin e koduar “SKEMA“.

Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës   siguruan  dhe ekzekuatuan vendimin  nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest  me burg per 7 shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë,  si dhe masën e sigurimit  pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, “TGV&T-2014” sh.p.k, me nipt L48115301U, “Xhevi Inert”, me nipt L61504503Q, “VLORA INVEST”, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC” me nipt L31525501K, si dhe “R. B. – GENERAL SERVIS”, me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2miljon euro.

Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve:

1.Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë.

2.Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.

3.Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë.

4.Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë.

5.Benn Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona  të tjerë.

Në kontrollin e banesës se njërit u sekuestrua edhe “një kasë fiskale” e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fiktive.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur indetifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:

Një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emer të shetatsit A.A,

Një hidrocentral me një siperfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emer të shtetasit A.Xh,

Një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh.

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive  me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që  kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera,  të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga  aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore  shuma të mëdha  duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth  6 milion Euro.

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive  me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ,e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.