Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Portit, Eduard Ndreun, si edhe dy-ish vartësit e tij, Mehmet Borshi dhe Agron Çopja, të akuzuar për shpërdorim  detyre.

Pas një hetimi të nisur në bazë të materialit të referuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se tre ish-zyrtarët, i kanë shkaktuar shteti një dëm rreth 22.8 milionë lekë të rinjsh dhe 260.000 eurosh, për shkak të shkeljeve ligjore në disa procedura të prokurimeve publike.

Gjatë hetimeve, ndaj shtetasve Ndreu dhe Borshi u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila më pas u ndryshua në “detyrim për paraqitje”.

Nga hetimi i Prokurorisë Durrës, u arritën të provoheshin shkelje në disa procedura tenderimi, e konkretisht:

1.Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elektro-vinçave 16-27.5 tonë;

 a)Amendim i procedurës “Kryerja e remontit të përgjithshëm te dy elekrto-vinçave 16-27.5 tonë;

2. Blerje pjesë këmbimi elektrike dhe elektronike për elektro-vinça 16-27 tonë;

3. Mirëmbajtja teknike e mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve industria1e në zotërim të Autoritetit Portual Durrës (APD);

4. Kalimi i shërbimit të mirëmbajtjes së infrastrukturës energjetike dhe elektrike të operatorëve privatë, viti 2013;

5.Shërbime për asistencë teknike për menaxhuesit e APD-së;

6.Anulimi i procedurës për blerjen e dy mjeteve “Rachtakera.