3 maj 2014 – Sa më shumë që një mashkull të pijë duhan, aq më shumë rrezikon që të bëhet pasiv në shtrat. Pirja e duhanit me një ritëm prej 20 cigaresh në ditë për 20 vjet rresht, mund të shtojë rrezikun për të vuajtur nga mungesa e aftësisë në shtrat në masën 60%.

Kjo pasi duhani cilësohet si një faktor që krijon vështirësi në performancën seksuale, si dhe shkatërron disa vena të organit gjenital.

Një grup studiuesish italianë në një studim të tyre zbuluan se çdo cigare ngadalëson për 4 orë qarkullimin e gjakut në organin seksual të mashkullit dhe dëmet akumulohen për një periudhë të gjatë nëse duhani pihet rregullisht, duke iu shkaktuar probleme që mbarten gjatë marrëdhënieve seksuale.

Duhani dëmton kështu venat e gjakut, ndërsa alkooli luan rol negativ në pjellorinë e mashkullit dhe në cilësinë e spermatozoidëve.

Përveç një regjimi ushqimor të pasur me vitamina dhe pa shumë yndyrë, për një performancë të kënaqshme seksuale, këshillohet së paku 30 minuta aktivitet fizik në ditë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/