Teuta nuk mundi të marrë pikë në transfertën e vështirë me Skënderbeun kryesues, ndërsa tashmë e pret një tjetër transfertë në Laç, ku do të përballet me vendasit që sivjet u kanë marrë 4 pikë durrsakëve në dy ndeshjet e para.
Trajneri Magani në këtë ndeshje do të ketë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje, pasi Silvester Shkalla në minutën e 18-të ndaj Skënderbeut u ndëshkua me karton të verdhë. Ai karton do t’i kushtojë qendërmbrojtësit pasi është i treti për të dhe e detyron të pushojë për sfidën e së dielës.
Stafi teknik do kërkojë zëvendësuesin e tij për sfidën me Laçin, e gjasat janë që në vend të tij të luajë mbrojtësi kavajas Erand Hoxha.