Silvestër Shkalla ishte njeriu i ndeshjes në sfidën, Teuta-Laçi , pas golit të shënuar që i dha trepikëshin Teutës. Pas ndeshjes ai tha:
"Nuk është e rëndësishme kush shënon. Të rëndësishme janë pikët. Ka shënuar edhe portieri. Deri sa shënuam, pse mos kërkoj të shënoj edhe gola të tjerë. Për atë futem edhe në fushë, për të shënuar sa më shumë gola. Do mundohemi të gjithë. Edhe mbrojtësi është pjesë e lojë. Do shënojë edhe ai. Deri sa jemi në këtë situatë jo të mirë gjithë ekipet janë të vështira. Për ne më shumë i vështirë ka qenë Skënderbeu."





