Kthimi i tifozëve në stadium pas 17 muajsh mungesë ka shkaktuar një kaos total në kampionatin e futbollit në Kolumbi teksa në ndeshjen midis Santa Fe dhe Atletiko Nacional shkallët e stadiumit u kthyen në arenë dyluftimi mes tifozëve.

Pak para fundit të pjesës së parë, një numër tifozësh të Nacional u nisën në tribunën ku ndodheshin kundërshtarët e tyre. Këtu nisi dhe përleshja masive duke çuar dhe në ndërprerjen e ndeshjes.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shikohet se si tifozët pushtojnë fushën dhe gjakosin njëri-tjetrin.

Policia e Bogotës doli me një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen duke u shprehur se ka shume persona të plagosur ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Kjo ngjarje ka marrë përmasa të mëdha duke shëmtuar futbollin në mbarë botën.