SHKODER, 7 prill 2013 – Rikthehen përmbytjet në Shkodër. Shkak për këtë janë bërë shkarkimet e shumta nga hidrocentralet mbi Drin. Situata më kritike paraqitet në zonat e përmbytura prej ditësh si Oboti, Gorica dhe Shirgji.
Të dhënat e fundit tregojnë se në rrethin e Shkodrës, uji ka përmbytur mbi 4500 hektarë toka, ndërsa qindra banesa janë të rrethuara ose kanë prezence uji brenda tyre.
Si pasojë e rritjes së nivelit të shkarkimeve, rruga nacionale e komunave Dajç dhe Velipojë është bërë e pakalueshme. Ndërkohë probleme regjistrohen edhe brenda në qytet, ku si pasojë e daljes së liqenit nga shtrati gjendet nën ujë rruga pedonale.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





