Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka mbledhur kryesinë e Partisë për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri.
Mbledhja ka nisur rreth orës 9:30 minuta, teksa mësohet se pjesë e diskutimeve do të jenë edhe detyrat që do t’u caktohen 4 ish-ministrave për zgjedhjet e 18 qerhsorit.
Një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave: Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi dhe arsyetoi se këto ndryshime po bëhen vetëm për fushatën e 18 qershorit dhe se nuk kanë lidhje me protestën e PD-së apo me ndonjë kerkesë të Ilir Metës.





