Pas shkarkimit të 25 punonjësve me pretendimin se nuk plotësonin performancën, ka reaguar drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror Piro Lutaj.

Në një prononcim për "Balkan Web", Lutaj tha se qëllimi i institucionit që ai drejton është që të sigurohet besimi tek qytetarët dhe të ofrohet shërbim me standarde. Ai tha mes të tjerash se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të plotësojnë performancën.

"Jemi te interesuar që në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, të ofrohen kapacitete që plotësojnë performancën dhe sigurojnë besimin e qytetarëve. Kemi marrë të gjitha masat që Shërbimi Përmbarimor Shtetëror të ofroje një tjetër standard Shërbimi për qytetarët, përmes ekzekutimit të titujve ekzekutive. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët, e shprehur kjo edhe gjatë turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam."