Pas publikimit të lajmit se Avokatja se Shtetit, Alma Hicka është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ky i fundit.

Rama shkruan se Hicka është larguar nga posti me dëshirën e saj për arsye krejt personale ndërsa sipas tij kazanët ziejnë broçkulla për shkarkim.

"Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses."