Eriselda Sefa është emëruar kryetare e bashkisë Lushnje me vendim të Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte e vetme në garë për t’i zënë vendin Tushes pasi fillimisht në garë ishte dhe nënkryetari Gentian Nushi, njëherazi edhe kryetari i PS për bashkinë Lushnje, i cili u tërhoq.

Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore, i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut.

Sefa u votua këtë të enjte gjatë një mbledhje jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe nga SPAK për korrupsion me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës.