Pas lëvizjeve të fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat i Durrësit, Edi Paloka thotë se kjo që po ndodh është ajo që ka paralajmëruar nga PD.

"Gjithçka e paralajmeruar nga PD po vertetohet pike per pike. Rama kapi prokurorine pikerisht per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij," shkruan Paloka në Facebook.

STATUSI I PLOTË

Ceshtja “u zgjidh”; prokurori i krimeve te renda qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, eshte shkarkuar .

Gjashte muaj me pare u sulmuan e kercenuan nga kazani dhe deputetet e Rames. I sulmuan si “tropojane” dhe i kercenuan publikisht me vettingun.

Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithshka e paralajmeruar nga PD po vertetohet pike per pike. Rama kapi prokurorine pikerisht per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij.

Vettingu nuk po perdoret per te pastruar drejtesine por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.

Ky eshte fundi…