Ndërkohë që mazhoranca është duke përmbyllur procedurat në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Meta, kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati u shpreh se në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël dhe postin e presidentit duhet ta marrë një grua.
Bushati deklaroi se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar sipas tij denjësisht shqiptarët.
“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë benzina politike e këtyre zgjedhjeve”, tha Bushati.





