Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit miratoi me 9 vota pro, kërkesën e anëtares Klotilda Bushka, për marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias për shkeljet kushtetuese të presidentit.

Më herët në mbledhje, nënkryetari i komisionit, demokrati Alban Zeneli, kërkoi ekspertë të huaj, kërkesë e cila po ashtu u miratua me konsensus.

Komisioni hetimor aprovoi planin paraprak të veprimit dhe rregulloren me 9 vota pro.