Shkarkohen nga detyra 7 punonjës të Hipotekës në Durrës, nga të cilët 4 janë juristë dhe 3 të tjerë hartografë.

Shkarkimi i tyre ka ardhur për shkak të mosrespektimit të urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë për afatet në shërbim.

Ndërsa për 5 punonjës të tjerë është dhënë vërejtje.

Bëhet me dije se ZRPP-ja ka shpallur vendet vakante dhe fton të interesuarit të aplikojnë.