TIRANË,30 shtator 2013 -Ministria e Energjitikës dhe Industrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri kreu sot disa shkarkime drejtorësh dhe emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere të Energjisë dhe Industrisë.
Pas mbarimit te mbledhjes së Këshillave Mbikëqyrës përkatës, janë kryer ndryshime në drejtimin e shoqërive aksionere si KESH, Albpetrol, OST. Keshtu pas mbledhjes u vendos që të shkarkohet drejtori aktual i KESH, Halit Velaj, dhe emërohet në vend të tij, Agron Hetoja. Shkarkohet drejtori aktual Ferdinand Murati i Albpetrol, dhe emërohet në vend të tij, Endri Puka. Shkarkohet drejtori i OST, Arben Ibro dhe emëohet në këtë pozicion Engjëll Zeqo.
Sakaq, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z.Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të institucioneve të varësisë sa më poshtë:
Z. Adrian Çela emërohet Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT).
Z. Viktor Doda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).
Z. Rrapush Tola emërohet drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM).
Z. Dael Dervishi emërohet Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).





