DURRES, 31 tetor 2013 – Me urdhër të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri janë shkarkuar sot shefi i komisariatit të Durrësit dhe atij të Shijakut.
Ministria e Brendshme njofton se në vend të Sandër Ndojit në Durrës është emëruar Arbi Deliu, ndërsa në komisariatin e Shijakut vjen Ermal Lila.
Ndryshimet kanë përfshirë dhe sektorin e antidrogës në Durrës.
Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme, shefi i analizës së krimit në Durrës, Gjovalin Deda është zëvendësuar nga Erjon Ismaili.
Deri më tani, i vetmi komisariat që nuk ka pësuar ndryshime është ai i Krujës.





