Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për 3 drejtorët rajonalë të AKU-së në Qarkun Korçë, Dibër dhe Lezhë.

Procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejtues e deri te roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnjë rast në mos përmbushjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend, thuhet në njoftimin e AKU-së.