Shkarkohet drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhoi Jakaj në një postim në rrjetin social ‘facebook’.

Jakaj ish-drejtore  e I.E.V.P. “Ali Demi”, ka shkruar se shkarkimi i saj nuk u shoqërua me motivacion por thjeshtë nuk u pa e arsyeshme vazhdimësia e saj në këtë detyrë.

POSTIMI I PLOTË:

Te dashur miq:

Si per ironi te fatit me daten 10.eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar.

Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre.

Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.

Per mua nuk ka punonjes dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bejne drejtuesit kur ata nuk drejtojne me parime dhe shembuj konkret, une ia dola dhe po ik me koken lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre

Mirenjohje per gjithe ata qe me besuan e mbeshteten