Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, janë shkarkuar 3 drejtorë rajonal të AKU në Tiranë, Durrës dhe Korçë.
Merita Mëçalla, drejtoreshë e AKU në Tiranë, Algert Mëhalla në Korçë dhe Martin Jorgaqi në qytetin e Durrësit janë shkarkuar me motivacionin e performancës së dobët në punë dhe mospërmbushje të detyrave.
Bashkë me shkarkimin e drejtorëve janë shkarkuar edhe disa inspektore të AKU-së në Korçë, ndërkohë të tjerë inspektorë kanë marrë masën pezullim nga puna.





