KRUJË, 15 mars 2013 – Shkarkohet nga detyra shefi i burgjeve të Krujës, Martin Gjoni. Shkarkimi i Gjonit u bë pasi ai u arrestua pas ditë më parë në Itali me akuzën trafikim lëndësh narkotike.
52-vjeçari u arrestua në Trieste, së bashku me 51-vjeçarin Gjovalin Gjoka dhe 25-vjeçarin Florian Palaj.
Ndalimi i tre shqiptarëve erdhi pasi karabinierët italianë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shqiptarëve, gjetën dhe sekuestruan 14 kilogramë marijuanë.
Vlera e kësaj sasie droge, nëse do të shitej, ishte 100 mijë euro.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





