1 dhjetor 2014 –  Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit ëe Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Arben Seferi është shkarkuar ditën e sotme. Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së është shkarkuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet dhe detajet e shkarkimit të tij. Ai është emëruar në këtë post në tetor të vitit 2013 nga Bordi i Komisionerëve të Entit Kombëtar të Energjisë.

/Gazeta "Sot"/