Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Policia e Shtetit do të drejtohet përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë, Tonin Vocaj.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se “qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano”.
“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorit të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushjen e objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt besoj që do t’ju lajmërojmë dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, tha ministri Çuçi.